Ministria e Financave sot në Shkup organizon takim inicues për Programin për reforma ekonomike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takim, siç paralajmëroi Ministria e resorit, do të flasin ministri i Financave, Dragan Tevdovski, përfaqësuesi i Drejtorisë për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim të Komisionit evropian, William Noem, si dhe udhëheqësja e Sektorit për Evropë Juglindore në OECD, Marzhena Kiselevska, njofton AIM. /Telegrafi/