Telegrafi

Takim për paqe mes Apple dhe Samsung?

Dhe dihet se rivalët më të mëdhenj në industrinë e pajisjeve të mençura mobile kanë ende çështje të mëtejshme për të diskutuar rreth patentave dhe shkeljes së të drejtave të njëra tjetrës,

Mirëpo tani thuhet se drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook dhe ai i Samsung, Oh-Hyun Kwon do të takohen muajin e ardhshëm në një përpjekje për t’i zgjidhur çështjet e tyre të vazhdueshme ligjore, jashtë gjykatave, për të filluar një epokë të re të bashkëpunimit në paqe.

Sipas një raporti të ri të publikuar nga Reuters thuhet dy CEO-të do të marrin pjesë në një takim të ndërmjetësuar i cili do të mbahet para datës 19 shkurt, dhe qëllimi i këtij takimi është që të fillojnë periudhën e paqes mes kompanive të mëdha globale.

Mësohet se kjo është një përpjekje e të dy kompanive për të ardhur në një marrëveshje për çështjet e hapura të patentave. / Telegrafi /