Në SOS Fshatin për fëmijë në Maqedoni sot do të organizohet takimi para Vitit të Ri për të gjithë familjet kujdestare nga qyteti i Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
Tradicionalisht do të ketë shfaqje të Vitit të Ri nga fëmijët e SOS Fshatit, ndërsa do të shprehen falënderime edhe për kujdestarët që kanë siguruar shtëpi të ngrohtë dhe kujdes për gjithsej 105 fëmijë në shkallë qyteti, për qytetin e Shkupit, si dhe të donatorëve që kanë siguruar donacion për familjet kujdestare.
Në takim do të marrë pjesë edhe kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski. /Telegrafi/