Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Italisë, Carlo Romeo, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në aspekt të aspiratave të Maqedonisë për anëtarësim në BE, Osmani theksoi se fokusi mbetet në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga Reformat Urgjente Prioritare dhe Marrëveshja e Przhinos dhe pret që të arrihen rezultate, në mënyrë që të hiqet kushtëzimi i rekomandimit për anëtarësim.
Osmani gjithashtu theksoi se është koha për të mbyllur çështjet ndëretnike si dhe të gjitha çështjet tjera të hapura që janë element kyç për arritjen e aspiratave euroatlantike.
Zëvendëskryeministri Osmani dhe ambasadori Romeo shprehën kënaqësi nga bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve si dhe nga marrëdhëniet e ndërsjella miqësore, edhe pse theksuan se ka hapësirë për përmirësim me projekte të reja konkrete./Telegrafi/