Telegrafi

Takim në MPJ me ambasadorët e rajonit – do të harmonizohet regjimi i lëvizjes së mallrave

Në iniciativë të MPJ-së, shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov sot ka mbajtur takim pune me ambasadorët e Shqipërisë, Kosovës, Bosnje e Hercegovinës, Sllovenisë, Bullgarisë, Greqisë, Serbisë, Kroacisë dhe Malit të Zi në vend për koordinim dhe marrëveshje që do të mundësojë transport pa pengesa të mallrave në rajon.

Siç kumtoi MPJ-ja, ministri Dimitrov, i cili e ka udhëhequr takimin, theksoi se transporti pa pengesa i mallrave është në dobi të të gjitha shteteve të rajonit dhe këtë duhet ta realizojmë me rrezik minimal për shëndetin e të gjithë të përfshirëve në këtë proces.

Në takim, shtohet, morën pjesë edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, drejtori i Drejtorisë doganore Gjoko Tanasoski, sekretarja e përgjithshme e asociacionit transportues të Maqedonisë së Veriut, Makamtrans, Biljana Muratovska, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga ana e ambasadorëve, megjithatë, u prezantuan informacione lidhur me masat që janë ndërmarrë në vendet e tyre dhe të gjithë u pajtuan për krijimin e regjimit të harmonizuar të lëvizjes në këtë periudhë të krizës, qëndron në
kumtesë.