Në Ministrinë për punë të brendshme është mbajtur takim pune në të cilin janë prezantuar rezultatet e arritura dhe janë dakorduar hapat e ardhshëm në zbatimin e projektit “Përforcimi i kapaciteteve kombëtare për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, i financuar me mjete nga Programi IPA për vitin 2012, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sekretari shtetëror në MPB, Magdalena Nestorovska në takim ka theksuar se rezultatet e projektit janë me rëndësi të jashtëzakonshme për shttein duke pasur parasysh se aktivitet janë pjesë e Planit 3-6-9 në pjesën e parandalimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në këtë takim, siç informojnë nga MPB, është sjellë vendimi që të gjitha institucionet shtetërore në mënyrë aktive të kyçen në zbatimin e mëtejmë të projektit, me dinamikë të përforcuar, të shtohet bashkëpunimi ndër institucional ndërmjet palëve të kyçura në projekt dhe të jepet përkrahje e plotë nga të gjithë personat e përfshirë në realizimin e aktiviteteve.
Në takim, krahas sekretarit shtetëror të MPB-së, kanë qenë të pranishëm edhe zëvendësministri i drejtësisë, Oliver Ristovski, si dhe disa drejtorë dhe persona udhëheqës të institucioneve të kyçura në zbatimin e projektit dhe përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian./Telegrafi/