Telegrafi

Takim ndërmjet ARS-së dhe KOM-it me temë pëforcimi i kapaciteteve të punëtorëve të sportit

Sot u realizua takim në mes drejtorit të Agjencisë për të Rinj dhe Sport (ARS), Darko Kaevski dhe kryetarit të Komitetit Olimpik të Maqedonisë (KOM), Vasill Tupurkovski dhe sekretarit gjeneral Sasho Popovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të pranishmit në takim u pajtuan se është e nevojshme sjellja e një Strategjie për zhvillim të sportit në Republikën e Maqedonisë, me theks të veçantë te sportistët e rinj dhe përforcimin e aftësive të tyre, meqë ato konsiderohen olimpistët tonë në të ardhmen nga të cilët presim përfaqvsim të suksesshëm të shtetit në gara të ndryshe ndërkombëtare.

Dy kryesuesit vendosën për bashkëpunim në organizimin e trajnimeve dhe punëtorive për punëtorët e sportit duke u përqëndruar në rëndësinë e përcjelljes së njohurive nga kuadri profesionist te sportistët e rinj.
Në takim u bisedua edhe për përgatitjet e sportistëve të Maqedonisë për Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në Pjongjan, të Koresë së Veriut, në shkurt të vitit 2018./Telegrafi/