Site icon Telegrafi

Takim ndërkombëtar i kinematografëve në Manastir

Shoqata e kinematografëve të Maqedonisë, si pjesë e Shoqatës së punëtorëve filmik të Maqedonisë, do të jetë nikoqir i IAGA 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.

IAGA 2016 është asambleja vjetore e Federatës ndërkombëtare të kinematografëve – IMAGO, që sot dhe nesër do të mbahet në Manastir, ku pritet ët marrin pjesë rreth 50 delegatë nga disa vende.

Ky aktivitet është i rëndësishëm për prezantimin e kulturës së Maqedonisë, afirmimin e kinematografisë së vendit dhe për promovimin ndërkombëtar të Maqedonisë si destinacion për punë profesionale në sferën e veprimtarisë filmike.

Kjo asamble mbështetet nga IMAGO dhe nga Agjencia për film e Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version