Site icon Telegrafi

Takim ndërinstitucional koordinues në MPB të Maqedonisë

Sot është mbajtur takimi i tretë me radhë koordinues ndërinstitucional në mes të zv. kryeministrit përgjegjës për çështje evropiane, Arbër Ademi, dhe zv. kryeministrit të Qeverisë dhe njiherit ministër i punëve të jashtme, Nikola Poposki, me ministrin e punëve të brendshme, Mitko Çavkov, njofton Telegrafi Maqedoni.

Temë bisede kanë qenë aktivitetet që ndërmerren për realizimin e reformave urgjente parësore në fushën e kompetencave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat po ashtu lidhen me procesin e integrimit Evropian, si dhe statusi i projekteve relevante të financuara përmes Instrumentit të ndihmës para aderuese (IPA).

Gjatë takimit bashkëbiseduesit në veçanti iu referuan rekomandimeve për reforma në sistemin e ndjekjes së komunikimeve si dhe aktiviteteve të cilat ndërmerren për përforcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Takimi i sotëm është pjesë e ciklit BE Takime Institucionale, qëllimi i së cilit është të sigurohet koordinim plotësues të reformave në procesin e integrimit Evropian. Këtij takimi i paraprinë takime me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratë publike dhe Ministrinë e Drejtësisë./Telegrafi/

Exit mobile version