Ministri i ekonomisë Driton Kuçi, sot ka realizuar takim me kryetarin e Odës ekonomike maqedonase-bullgare, Zore Temelkovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në takim është biseduar për themelimin e bashkëpunimit midis Maqedonisë dhe Bullgarisë. Dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer ide rreth mundësive për përmirësimin e ndërlidhjes rrugore midis dy shteteve.
Ministri Kuçi ka theksuar se Ministria për ekonomi do të vazhdojë me përkrahjen që ia jep kësaj ode dhe të gjithë odave tjera ekonomike në Maqedoni, sidomos rreth realizimit të projekteve që janë në interes të të dy vendeve, në suaza të aktiviteteve të odës maqedonase-bullgare.
Maqedonia dhe Bullgaria si dy vende fqinje në vazhdimësi kultivojnë marrëdhënie miqësore, ndërsa në planin ekonomik shënohet rritje e vazhdueshme e vëllimit të bashkëpunimit ekonomik, projekteve ndërkufitare dhe përkrahjes në projektet strategjike për ndërlidhje infrastrukturore, siç është ndërlidhja me autostradë dhe me hekurudhë.
Të dy palët janë pajtuar për nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik në më tepër segmente, dhe se për arritjen e kësaj nevojitet përmirësimi i infrastrukturës rrugore për të cilën gjë edhe Maqedonia edhe Bullgaria bëjnë përpjekje për gjetjen e financave për këtë dedikim./Telegrafi/