Site icon Telegrafi

Takim ministrash të kulturës Maqedoni – Bullgari

Elizabeta Kançeska-Milevska, ministre e kulturës e Maqedonisë është takuar sot me homologun e saj bullgar, Vezhdi Rashidov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim janë theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera në sferën kulturore në mes të dy shteteve, që rezultojnë edhe me nënshkrimin e Programit për bashkëpunim në sferën kulturore, për periudhën 2015-2017.

Ministrat pohuan se në të kaluarën janë realituar shumë projekte dhe nisma të cilat e kanë çuar përpara bashkëpunimin ndërinstitucional të dy vendeve./Telegrafi/

Exit mobile version