Site icon Telegrafi

Zhernovski-Žbogar: Prioritet i Maqedonisë është anëtarësimi i Maqedonisë në BE

Zv. Ministri për Punë të Jashtme Andrej Zhernovski, sot pati takim me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë Samuel Žbogar,ku është biseduar për procesin euro-atlantik të Maqedonisë.

Në takim ka qenë e potencuar se anëtarësimi në BE është prioriteti kryesor dhe se pas publikimit të Strategjisë, përsëritja e rekomandimeve të Komisionit Evropian për fillimin e bisedimeve me BE-në dhe përfundimet e Samitit të BE-së në Sofja, është kthyer perspektiva evropiane e rajonit, me çka parashikohet bashkëpunim më i afërt dhe më intensiv mes BE-së dhe kandidatëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kontekst të integrimeve evropiane , Zhernovski theksoi se e vetmja pengesë është hequr. Çështja e emrit me Greqinë më në fund mori fund, dhe se ajo me çka janë marrë vesh është e pranueshme për të dyja vendet dhe presin që në Samitin e ardhshëm të BE-së, Maqedonisë t’i vij vendimi për hapjen e negociatave, thuhet në deklaratën e MPJ.

Ambasadori Zhbogar përshëndeti marrëveshjen e arritur për çështjen e emrit duke theksuar se BE-ja edhe më tej do të vazhdoj me përkrahjen e procesit të anëtarësimin të Republikës së Maqedonisë në BE. Në këtë kontest ai theksoi se suksesi për hapjen e negociatave nuk është sukses i vendit, por i të gjithë pjesëtarë e BE-së./Telegrafi/

Exit mobile version