Ata konsiderohen si dy ndër reperat më të mirë shqiptar që ndër vite kanë sjell hite muzikore.
Bëhet fjalë për 2po2 dhe Unikkatilin, të cilët janë parë së bashku në krah të njëri-tjetrit.
Dyshja e estradës muzikore janë takuar përtej oqeanit Atlantik, gjegjësisht në qytetin e New Yorkut.
Artistët kanë publikuar një fotografi të përbashkët në llogaritë personale në Instagram, por që nuk kanë dhënë ndonjë detaj.
Mbetet të shihet në ditët në vijim se për çfarë bëhet fjalë, dhe nëse ishte takim mes miqsh apo në plan është ndonjë projekt i përbashkët.
Kujtojmë se 2po2 tashmë ka sjell këngën më të re të shoqëruar me video, “Ka po shkojm”, i cili deri më tani është shikuar rreth 800 mijë herë në YouTube.
Ndërkohë, edhe Unikkatil ka sjell muaj më parë këngën “Ça jon”, i cili deri më tani është shikuar mbi 3.2 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/