Takimi vjen pas intervistës së paradokohshme të Nimetz për televizionet greke, se është në kontakt me palët në negociata dhe se është i zhgënjyer nga periudha e gjatë joaktive.
„Ministri grek për punë të jashtme Nikos Kotzias e ka njoftuar ndërmjetësin Mathhew Nimetz për mendimet e qeverisë në Athinë dhe për përparimin lidhur me ngritjen e masave për mirëbesim. Ndërmjetësi nga ana tjetër, ka njoftuar për aktivitetet e tij dhe për bisedat që i ka zhvilluar në suaza të mandatit të tij “- theksohet në njoftimin e shkurtë të MPJ greke pas takimit Kotzias – Nimetz, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Të dy janë takuar në Luksemburg gjatë Këshillit për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian. Takimi vjen pas intervistës së paradokohshme të Nimetz për televizionet greke, se është në kontakt me palët në negociata dhe se është i zhgënjyer nga periudha e gjatë joaktive, si dhe pas korrespondencës në relacion Shkup – Athinë lidhur me krizën e refugjatëve./Telegrafi/