Site icon Telegrafi

Takim Kotzias-Nimetz, ende asgjë e re për çështjen e emrit me Maqedoninë

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, është takuar në New York me ndërmjetësuesin për çështjen e emrit me Maqedoninë, Matthew Nimetz, përjcell Telegrafi Maqedoni.

Takimi Kotzias-Nimetz është në kuadër të udhëtimeve të diplomatit grek në takime për çështjen qipriote. Ky është takimi i tretë me radhë i tyre, por deri tani nuk ka ndonjë zhvillim të ri reth çështjes së emrit me Maqedoninë.

Pritet që çështja e emrit të riaktualizohet pas përfundimit të zgjedhjeve në Maqedoni, si edhe pas shpalljes së qeverisë së re në vend./Telegrafi/

Exit mobile version