Në Ministrinë e Punëve të Jashtme prej sot deri më 26 gusht do të mbahet takim punues i shefave të përfaqësive diplomatike-konsullare në Republikën e Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Takimin do të hapë zëvendës kryetari i Qeverisë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki.
Në takimin, siç u paralajmërua, krahas temave nga puna vijuese në MPJ dhe përfaqësitë diplomatike-konsullare, do të flitet edhe për tema me rëndësi kombëtare, rajonale dhe globale, ku do të mbajnë fjalime mysafirë nga vendi dhe jashtë vendit. /Telegrafi/