Site icon Telegrafi

Takim Kasami-Zhbogar, diskutuan për zhvillimet e fundit në Maqedoni

Sot, koordinatori i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka realizuar takim me Samuel Zhbogar, Ambasador i BE-së në Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç bëjnë të ditur nga kjo parti, në takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, me ç’rast përfaqësuesi i Besës e kaa dënuar dhunën e ushtruar ndaj deputetëve në Kuvend dhe ka shprehur gatishmëri për të kontribuar në zgjidhjen e krizës politike.

Kasami shprehi qëndrimet e tij në lidhje me zhvillimet e fundit politike duke theksuar se Lëvizja Besa në vazhdimësi ka ndihmuar procesin, kështu duke qenë pjesë e zgjidhjes e jo pjesë e problemit.

Ai është zotuar se Besa do të angazhohet në demokratizimin e vendit, garantimin e sigurisë të qytetarëve dhe respektimin e vullnetit të shumicës./Telegrafi/

Exit mobile version