Kryetari i shtetit Gjorgje Ivanov, sot ka realizuar një takim me ambasadoren Nina Suomalainen, shefe e misionit të OSBE në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në takim, siç informojnë nga misioni, është diskutuar për zhvillimin e situatës me lëvizjet e emigrantëve dhe refugjatëve.
„Ambasadorja Suomalainen e ka lëvduar përkushtimin e vendit në menaxhimin me sfidat e ndryshme të imponuara nga kriza“, informojnë nga Misioni i OSBE në Shkup./Telegrafi/