Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në kuadër të pjesëmarrjes në Kuvendin e Përgjithshëm të 73-të të Kombeve të Bashkuara, në New York realizoi takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara António Guterres.
Në takim, siç njoftojnë nga kabineti i Ivanovit, është biseduar për aktivitet e Republikës së Maqedonisë në suaza të Kombeve të Bashkuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari Ivanov e ka riafirmuar përkushtimin e Republikë së Maqedonisë për përforcimin e rolit të Kombeve të Bashkuara në ballafaqim me sfidat globale.
Sfidat globale kërkojnë përgjigje globale, të koordinuar dhe unifikuar, për të cilat na duhen Organizatë e fuqishme dhe efektive te Kombet e Bashkuara, potencoi Ivanov në takim, thuhet në kumtesë.
Në takim janë këmbyer mendime për gjendjen aktuale të politikë së brendshme në Maqedoni. Lidhur me marrëveshjen e Prespës, kryetari Ivanov përsëriti qëndrimin e tij se BE-ja dhe NATO-ja nuk duhet të jenë alibi për marrëveshje të keqe ku hapen shumë çështje, se sa mbyllen.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Guterres, lidhur me referendumin e ardhshëm tha se populli i Maqedonisë duhet vetë ta sjell vendimin dhe se këtë vendim do ta respektojnë./Telegrafi/