Site icon Telegrafi

Takim i inspektorëve bujqësor nga pjesa jugperëndimore e vendit

Inspektorati shtetëror për bujqësi në mënyrë intensive do të punojë në zbatimin e obligimeve të cilat burojnë nga mbi 30 ligje me të cilët rregullohet sfera e prodhimit të ushqimit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo është theksuar në takimin e sotëm të inspektorëve nga pjesa jugperëndimore e vendit me drejtorin e Inspektoratit shtetëror për bujqësi Cvetan Tripunovski.

Siç bëjnë të ditur kjo është në veçanti e rëndësishme kur jemi në fazë të përgatitjeve për korrje të kulturave të vjeshtës, por edhe në fazë të zbatimit më intensiv të mjeteve mbrojtëse në kopshtari dhe pemëtari.

Në periudhën që vjen, inspektorët e Inspektoratit shtetëror do të angazhohen në mënyrë më intensive në pjesën e peshkatarisë dhe akua-kulturës që dhe është obligim i këtij institucioni./Telegrafi/

Exit mobile version