Kthimi në Koopshtin Zoologjik i shimpaznes ‘Koko’, i cili për 10 vite ishte për risocializim në Holandë, nxiti shumë reagime emotive në opinion, por njëra ndër fotografitë më emocionuese është aty ku shihet takim i parë i ‘Kokos’ dhe ish rojës së tij, Dragan.
“Dhjetë vite më vonë u takuan dy shokët e ngushtë. Atëherë, Dragani ishte një ndër njerëzit që insistonin që ‘Koko’ të shkojë në risocializim, edhe pse ishte i lidhur ngushtë me të. Sot, Koko menjëherë e njohu Draganin. U gëzua si fëmijë e vogël. Të dy u gëzuan. Ne qanim. Me të vërtetë është shumë emocionale kur sheh se sa kafshët dinë të japin dashuri dhe i njohin ata që i kanë dashur”, shkruan Tina Mickovska, zëdhënëse e Kopshti Zoologjik në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sot, përveç Kokos arritën edhe tre shimpanze tjera, Mimi, Rosi dhe Hiasel që kanë jetuar bashkërisht me Kokon në Holandë.
Gjatë vitit 2009, Koko ishte në periudhën e adoleshencës dhe iu duhej shoqëri dhe dashuri. Atëherë shimpanzeja tregonte shenja anksioziteti dhe për këtë shkak me nisëm të gazetarëve dhe organizatave u dërgua në Holandë për risocializim.
Shimpanzat janë racë shumë e mençur e majmunëve. Ata janë majmunët më të mëdhenj që jetojnë në pyjet e Afrikës tropikale, që i ngjan më shumë njeriut dhe është më i zhvilluar e më i zgjuar se majmunët e tjerë.
Nëpër gjithë botën, kanë mbetur vetëm 150 mijë shimpanza, fakt ky që ngre alarmin tek organizatat për mbrojtjen e kafshëve.
Ndryshe, kthimi i shimpanzes në Maqedoni u përcoll nga shumë media në Maqedoni/Telegrafi/