Komiteti i përbashkët ndërdisiplinor i ekspertëve për çështjet historike, arkeologjike dhe arsimore, të formuara në përputhje me detyrimet e marrëveshjes së Prespës, sot dhe nesër do të realizoj takimin e dytë në Shkup.
Nga MPJ greke deklarojë se zv. ministri për Punë të Jashtë të Greqisë Markos Bolaris, i cili është kryetar i komisionit të palës greke, sot dhe nesër do të qëndrojë në Shkup.
Edhe nga pala e Maqedonisë është konfirmuar se sot fillon takimi i grupit të ekspertëve dypalësh.
Delegacioni grek që merr pjesë në komitet përbëhet nga profesorët Spiridon Sfetas, Nikolaos Zaikos, Iakovos Mihailidis, Atina Skulariki, Atanasios Lubas dhe këshilltari grek i MPJ-së Eftimios Harlavitis.
Delegacioni i Maqedonisë udhëhiqet nga ambasadori Viktor Gaber, ndërsa në përbërjen të delegacionit janë edhe profesorët Fehari Ramadani, Dalibor Jovanovski, Nikos Çausidis, Ludmil Spasov, Ana Çupeska-Stanishkovska dhe Kica Kolbe./Telegrafi/