Dje në Pogradec është mbajtur një takim dypalësh në mes të drejtorive të doganave të Shqipërisë dhe Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Delegacionet e të dy vendeve janë udhëhequr nga drejtorët përkatës, kurse takimi u mbajt në drejtim të forcimit të bashkëpunimit të të dy vendeve, bashkëpunim i nisur në kuadër të Marrëveshjes dypalëshe për bashkëpunim për ndihmë reciproke dhe bashkëpunimit në mes të organeve doganore.
Të dy palët kanë shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për interesimin e organizimit të aktiviteteve të reja dhe të shkëmbimit të përvojave./Telegrafi/