Site icon Telegrafi

Takim dyditorë i avokatëve të popullit të rajonit të Ballkanit

Përfaqësues të avokatëve të popoullit nga Maqedonia, Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Serbia, Rumania, Sllovenia, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova janë mbledhur në Shkup në një takim dyditorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas agjencisë së lajmeve AIM, përfaqësuesit kanë konstatuar se është e nevojshme që përmes veprimit reciprok të ndikohet mbi shtetet në drejtim të sigurimit të trajtimit të dinjitetshëm human të fëmijëve refugjatë dhe migrantë.

Avokati i popullit i Maqedonisë, Ixhet Memeti, tha se ”kjo kategori e prekshme njerëzish të cilët, edhe pse janë fëmijë, e ndjejnë frikën e tmerrit të luftës. Të përndjekur dhe diskriminuar, ata kanë qenë të detyruar t’i lëshojnë shtëpitë e tyre dhe të nisen për në rrugë të pasigurta, në kërkim të një vendi të sigurtë për të jetuar.”

Takimi dyditorë tematik me temë ”Roli i avokatit të popullit në mbrojtjen e fëmijëve refugjatë/migrantë” organizohet nga Avokati i Popullit i Maqedonisë, me mbështetje të CRONSEE – Rjetit të avokatëve të fëmijëve dhe organizatës ”Save the Children”./Telegrafi/

Exit mobile version