Në forumin e përvitshëm botëror ekonomik në Davos, sfidat ndaj sulmeve kibernetike janë pjesë e çështjeve të diskutuara.
Kryeministri Edi Rama tregoi se si Shqipëria, u vendos në shënjestrën e të tilla sulmeve gjatë vitit të shkuar.
“Bëmë më shumë vëmendjen në çdo hap, një hetim të tërësishëm të ndihmuar nga Microsoft, ekipi i FBI dhe ekspertë të tjerë para se të dilnim me këtë akuzë të bazuar në fakte, dhe ende jemi të sulmuar, praktikisht ditë pas dite”.
Kryeministri e vuri theksin tek nevoja e ndarjes në kohë sa më të shpejtë të dhënave mes vendeve kur ato kthehen në subjekte të sulmeve kibernetike.
“Bekimi i teknologjisë na ktheu të shohim anën tjetër që është mallkimi i teknologjisë. Edhe pse nuk kemi një siguri kibernetike të fjalës së fundit, arritëm që të shmangnim zhdukjen tërësore të sistemeve që kishim dhe praktikisht shmangëm humbjen e të dhënave, çka ishte synimi i sulmit”.
Nëse krimi kibernetik do ishte shtet, theksoi kryeministri Edi Rama, do të ishte ekonomia e tretë më e madhe e botës pas SHBA dhe Kinës. /Tch/Telegrafi/