Në kuadër të botimeve të veçanta, shtëpia botuese “Dukagjini” për Panairin e 24-të të Librit në Prishtinë që hapi dyert për vizitorë më 5 qershor, organizon edhe me takime me autorë.
Për të gjithë dashamirësit e librit, “Dukagjini” organizon takim me autorin Enver Petrovci tek stenda “Dukagjini”.
Mos e humbni mundësinë të takoni nga afër autorin, të diskutoni rreth librit, si dhe të merrni “Amanete zemre” të nënshkruar.
Takimi mbahet më 8 qershor, ditë e shtunë, ora 13:30 në Pallatin e Rinisë.
Panairin i Librit në Prishtinë po vazhdon të mirëpres çdo ditë vizitorë, dhe do të jetë hapur deri më 9 qershor, kur edhe do të bëhet përmbyllja e kësaj ngjarje të rëndësishme për librin!