Mbrëmë është realizuar një takim mes kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe Ziadin Selës, me ç’ratsë janë shqyrtuar vërejtjet rreth propozim ligjit për gjuhën shqipe të propozuar nga LSDM-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas takimit Ahmeti-Sela, është mbledhur kryesia e ngushtë e BDI-së dhe ka debatuar deri pas mesnate. Ndërkohë Alsat mëson se janë angazhuar edhe ekspert për të dhënë mendimin e tyre rreth ligjit në fjalë.
Megjithatë nga BDI-ja nuk japin detaje nëse do të ketë mbledhje të kryesisë qendrore për të ndarë mendjen nëse deputetët e BDI-së do t’i japin firmat e tyre, para se të vuloset Ligji për gjuhën shqipe./Telegrafi/