Të shtunën raportohet të ketë takim mes dy kryetarëve të partive politike që udhëhoqën Maqedoninë për afër 10 vite.
Për TV24, burime brenda BDI-së kanë thënë se takimi do të mbahet ditën e shtunë (3 mars) dhe i njejti do të ketë agjendë të ngjeshur pasi në tavolinë do të diskutohen çështje të brendshme të Maqedonisë dhe për kontestin e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kontesti i emrit, komunikimi pozitë-opozitë, ligjet reformuese.
Ligji për gjuhët, sipas BDI-së, nuk bisedohet shkaku se ajo për ta është punë e kryer.
Njohja mes dy kryetarëve do të jetë një qëllim tjetër i takimit. /Telegrafi/