Site icon Telegrafi

Takim Ahmeti-Baily, diskutojnë për formimin e Qeverisë së re

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim është takuar sot në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup, Jess Baily, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti dhe Baily biseduan rreth formimit të Qeverisë së re reformuese dhe për situatën politike në vend dhe në rajon.

Ahmeti theksoi që BDI-ja është e përkushtuar për reforma në shtet duke filluar me reformimin e gjyqësorit dhe sundimit të së drejtës, duke shtuar se ka bindjen bindjen që javën që vjen, Maqedonia do ta ketë qeverinë e re reformuese./Telegrafi/

Exit mobile version