Site icon Telegrafi

Taki Fiti: Marrëveshja e Prespës është e vetmja alternativë për Maqedoninë

Zbatimi i marrëveshjes së Prespës siguron të vetmen alternativë për Maqedoninë, gjegjësisht përparimin në proceset euroatlantike, tha akademiku Taki Fiti në diskutimin e tretë të draft-amendamentet për ndryshimet kushtetuese që u mbanë sot në amfiteatrin e AShAM-it.

Ai shtoi se marrëveshja i përforcon çështjet e identitetit, duke thënë se është e nevojshme nevoja e ekspertëve që të deklarohen dhe të gjendet zgjidhje për emrat e disa institucioneve kur do të miratohen ndryshimet kushtetuese. Ai tha se në AShAM nuk janë njëzëri për këtë çështje, por vlerësoi se kjo është legjitime nëse në vërejtjet ofrohet ndonjë zgjidhje alternative, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Akademi Vllado Kambovski në fjalën e tij tha se marrëveshja e Prespës është themeluar mbi parime evropiane, vlera, respektim të miqësisë së përhershme të të drejtave të njeriut duke shtuar se ndryshimet kushtetuese duhet shikuar në kontekstin e elementëve që përmbajnë.

Kamovoski foli edhe për, siç tha ai disa elemente imperative, duke numëruar ndryshimin e emrit zyrtar, zgjidhje që e vlerësoi si kompromis që balancon interesat e dy shteteve, e më pastaj nuk e konteston identitetin kombëtar.

Debatet rreth ndryshimeve kushtetuese, të organizuar nga Qeveria si propozues të ndryshimeve, vazhdojnë të hënën në Shtip dhe Tetovë./Telegrafi/

Exit mobile version