Në një intervistë për ”Deutsche Welle”, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), Taki Fiti, thotë se kjo akademi është duke u përballur me trysni të cilat do të shtohen sidomos gjatë tentimit për zgjidhjen e saj, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Më tej, kryetari Fiti thotë se ASHAM-i nuk do të heshtë, duke shtuar se nuk e shqetëson asnjë akuzë e VMRO-DPMNE-së që erdhën pas heqjes së llogaritësit të borxit publik të Maqedonisë.
Sipas tij, shqetësuese është deklarata e tyre se ”VMRO-DPMNE do ta trajtojë ASHAM-in si klon të LSDM-së dhe Soros-it për shkak të publikimit të llogaritësit të borxhit publik”.
Për Taki Fitin, një cilësim i tillë i ASHAM-it më tepër flet për përpiluesit e kësaj akuze, e jo për ASHAM-in, si një institut i lartë i shkencës dhe artit./Telegrafi/