Site icon Telegrafi

Taki Fiti e mbështet referendumin

Kryetari i ASHAM, Taki Fiti e mbështet referendumin dhe theksoi se do të ketë sukses në fjalimin e tij në Ohër për të promovuar koleksionin “Për dhe nga Kiro Gligorov”. Për kryetarin e ASHAM, Taki Fiti marrëveshja e Prespës Maqedoninë po i hapën shumë perspektiva, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Le të shpresojmë që referendumi të kalojë. E di që asnjë qytetar nuk mund të jetë plotësisht i kënaqur me vendimet e kësaj marrëveshjeje, sepse në fund, emri ynë kushtetues ka ndryshuar. Por identiteti është forcuar dhe referenca i referohet vetëm një përcaktuesi gjeografik, prandaj ne duhet të shikojmë përpara dhe të bashkohemi me NATO-n, BE-në dhe të hapim negociatat drejtë BE-së. Mendoj se me këtë monitorim të intensifikuar që do të kemi edhe nga NATO-ja dhe BE-ja, ne do të bëjmë shumë më tepër progres në reformat”, tha Taki Fiti.

Fiti shtoi se ajo që është e rëndësishme është se vendi ka arritur të zgjidhë çështjet e identitetit shumë mirë.

Ata janë të motivuar politikisht nga parimi i Erga Omnes. Sidoqoftë ky parim nuk duket se zbatohet për përdorimin e emrit, edhe në sferën ndërkombëtar ashtu edhe brenda, këtu zbatohet e njëjta logjikë sipas principit Erga Omnes. Sigurisht që nuk duhet të kemi më shumë probleme me njohjen e gjuhës maqedonase, kulturës maqedonase, traditës, veçantisë sonë dhe kjo është e mirë”, shtoi Fiti. /Telegrafi/

Exit mobile version