Telegrafi

Taket më të kërkuara të kësaj vere

Shumë rripa, lidhëse dhe kordele, por edhe mbërthecka të çuditshme, do të jenë pjesë e takeve të kësaj vere. Ngjyrat? E gjelbër, roze, vjollce, e arit… kafe, ngjyrë hiri, take me mostër pitoni ose tigri, ndërsa të zezat akoma i mbajnë rokeret.

Kompania Miu Miu ka ofruar take trengjyrëshe të ëmbla si bombon, ndërsa Louboutin të zeza me mbërthecka interesante të argjendta.

Taket e zakonshme me gishta të hapur me ngjyrë të kuqe i ka prezantuar Giuseppe Zannotti, ndërsa Louis Vuitton ka ofruar elegancë me detaje në take.

Magjinë e vet të elegancës së thjeshtë e ka treguar edhe YSL përmes nuancës së arit, ndërsa Jimmy Choo ofron më shumë për shëtitjet gjatë ditës./Telegrafi/