Thuajse çdo ditë dëgjojmë për këpucët me take të lartë të Christian Louboutin, të cilat i bartin dashamirëset e modës, si Victoria Beckham dhe Coleen Rooney. Mirëpo, ky dizajner francez ka bërë edhe një hap më larg duke e shokuar botën me ‘balerinkat’ e pazakonta me take të lartë.
Këpucët atraktive me take të lartë 20 centimetra i zbukurojnë mijëra kristale Swarovski, ndërsa Louboutin është frymëzuar nga balerinat, të cilat elegancën dhe madhështinë e arrijnë duke ecur në maja të gishtave.
Bëhet fjalë për vepër artistike unikate, të cilën me siguri se nuk do ta shohim në këmbët e bukurosheve hollivudiane. /Telegrafi/