Telegrafi

Takeda, kështjella mbi re, e ndërtuar para disa shekujve (Video)

E ndërtuar para disa shekujsh, në maje të maleve është një nga atraksionet më të njohura turistike në Japoni – fjala është për Takedan, e cila ndryshe njihet si “Kështjella mbi Re”.

Mbi 300 metra lartësi, mund të konsiderohet një përkufizim i veçantë i historisë dhe lashtësisë së këtij shteti.

Kjo kështjellë u bë e njohur në vitin 2012, kur ishte shfaqur në një film, ndërsa që atëherë është vazhdimisht e ‘pushtuar’ nga turistët që vijnë nga të gjitha vendet e botës.

Preferohet të vizitohet gjatë vjeshtës, sepse moti i kësaj stine ndikon që kështjella të duket sikurse po qëndron mbi re, e jo mbi majën e një mali. /Telegrafi/