Site icon Telegrafi

Takat e larta jo vetëm që dëmtojnë këmbët tuaja, por edhe tre pjesë të tjera të trupit

Sipas Shoqatës Mjekësore Amerikane, shumica e grave që zotërojnë taka të lartë përjetojnë dhimbje kur i veshin ato. Por nuk janë vetëm këmbët tuaja që mund të ndikohen negativisht

Pjesët e tjera të trupit gjithashtu mund të preken, dhe mund të çojnë në çështje më serioze shëndetësore.

Bright Side ka treguar se cilat pjesë tjera të trupit mund të dëmtohen:

Ijet

Kur vishni taka të larta, trupi juaj duhet të mbajë ekuilibrin e tij. Për ta bërë këtë, pjesa e poshtme e shpinës tuaj shtrihet përpara, dhe shtrirja e vitheve dhe shpinës ndryshon dhe nëse vishni taka të larta shpesh dhe për periudha të gjata kohore, mund të shkaktojë që këta muskuj të shkurtohen dhe tkurren. Kjo, nga ana tjetër, mund të çojë në dhimbje në ije.

Gjunjët

Pesha juaj zhvendoset drejt gjunjëve të këmbëve tuaja kur vishni taka të larta. Për shkak të kësaj, gjunjët tuaj duhet të ecin përpara për të ruajtur ekuilibrin, gjë që u bën presion shtesë atyre. Kjo mund të shkaktojë oste artritin. Simptomat e zakonshme përfshijnë dhimbjen e nyjave, ngurtësinë dhe gamën e kufizuar të lëvizjes.

Shpina

Normalisht, shpina juaj lakohet lehtë, kjo e lejon atë të zvogëlojë stresin nga lëvizja e trupit tuaj. Kur vishni taka të larta, kurba e shpinës tuaj bëhet e ekzagjeruar. Kjo mund të shkaktojë mbingarkesë të muskujve dhe dhimbje prapa.

/Telegrafi/

Exit mobile version