Telegrafi

Takat e këpucëve, jo më shumë se 3 cm

Kur zgjedhim këpucët duhet të shohim me kujdes çdo veçori që nga numri, taka deri tek gjerësia dhe rehatia e këpucës. Për të parandaluar deformimet në gishtin e madh të këmbës duhet të zgjidhni këpucë me majë më të gjerë të cilat janë më të rehatshme.

Kriteret që duhet të plotësojnë këpucët për femra janë:
* taka jo më shumë se 3 cm,
* të jenë me majë të gjerë në mënyrë që këmba të mbështetet mirë,
* të merren në numrin e duhur, madje mund të merren një gjysmë numri më i madh.

Veshja e këpucëve të vogla mund të shkaktojë deformime të gishtit të madh të këmbës, shfaqjen e problemeve si kalloja. Tek të sëmurët me diabet mund të shkaktojë probleme shumë serioze. Në përgjithësi diabetikët e ndjejnë më pak se të tjerët dhimbjen. Prandaj e kuptojnë më vonë shqetësimin që mund të kenë nga këpucët.

Këmbët mund t’i përkeqësohen, mund të kenë gangrenë dhe mund të përballen me probleme serioze sepse plagët e krijuara mbyllen shumë vonë. Për të parandaluar këta shqetësime diabetikët duhet të përdorin këpucë me një lëkurë të butë e të veçantë dhe me një veshje të brendshme specifike për ta.

Edhe këpucët e fëmijëve duhet të merren një numër më i madh. Nuk mund ta zvogëloni këmbën. Nëse zgjidhni këpucën e gabuar, nuk bëni gjë tjetër vetëm se prishni formën e këmbës. /Telegrafi/