Site icon Telegrafi

Tajvani goditet nga tërmeti më i fuqishëm në 25 vitet e fundit, ka një fuqi shkatërruese prej 7.2 magnitudë

Tajvani është goditur sot nga tërmeti më i fuqishëm në 25 vitet e fundit, duke bërë që shumë ndërtesa gjigante të shemben dhe të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, shkruan Sky News.

Tërmeti që goditi sot Tajvanin sipas agjencisë për monitorimin e tërmeteve në këtë vend, thuhet se kishte fuqi shkatërruese prej 7.2 magnitudë, derisa sipas institutit amerikan të gjeologjisë, bëhet fjalë për 7.4 e nga japonezët pretendojnë se ishte 7.7, transmeton Telegrafi.

Ky tërmet bëri që të ketë paralajmërime për cunami në brigjet e Japonisë, por që autoritetet e atjeshme më vonë e hoqën paralajmërimin.

Raportohet se katër persona kanë humbur jetën derisa 57 tjerë janë lënduar në lindje të qarkut Hualien – epiqendra e tërmetit.

Më saktësisht epiqendra e tij ishte 22 milje në thellësi dhe rreth 11 milje në jugperëndim të Hualienit.

Në Taipei në veri të ishullit, janë shembur kulmet e ndërtesave të vjetra por edhe disa në komplet e reja banimore.

Në anën tjetër, mbi 87 mijë shtëpi në Tajvan kanë mbetur pa energji elektrike. Shërbimet e trenit në Tajvan që ka rreth 23 milionë banorë – janë pezulluar.

Një ndërtesë pesëkatëshe në Hualien është dëmtuar rëndë, kati i parë u shemb – duke bërë që pjesa tjetër të mbetet e varur në këndin prej 45 shkallë. /Telegrafi/

https://twitter.com/HAPPUTHEGREAT/status/1775400677268922680?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1775400677268922680%7Ctwgr%5Ee91b533bfafd993848210d09d0edee4c4dca7198%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F4374284%2Fsnimak-rusenja-ogromnih-komada-metala-sa-nebodera-u-izgradnji-tokom-zemljotresa-na-tajvanu

 

Exit mobile version