Site icon Telegrafi

Tajvani goditet nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 5.3 ka goditur qarkun Hualien të bregut lindor të Tajvanit, ka njoftuar administrata e motit të ishullit, pa raportime të menjëhershme për dëme.

Bëhet e ditur se tërmeti tronditi ndërtesat në kryeqytetin Taipei.

Ai kishte një thellësi prej 17 kilometrash, sipas administratës së motit, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Tajvani shtrihet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike dhe është i prirur ndaj tërmeteve.

Në prill, Hualien u godit nga tërmeti më i madh që preku vendin në të paktën 25 vjet.

Nëntë njerëz u vranë dhe më shumë se 900 u plagosën, dhe që atëherë ka pasur mijëra pasgoditje.

Më shumë se 100 njerëz u vranë nga një tërmet në Tajvanin jugor në vitin 2016, ndërsa një tërmet me magnitudë 7.3 vrau më shumë se 2,000 njerëz në vitin 1999. /Telegrafi/

Exit mobile version