Qarku lindor i Tajvanit, Hualien, i goditur nga tërmeti, u trondit nga dhjetëra pasgoditje vonë të hënën dhe herët të martën.
Por për fat të mirë, vetëm dëme të vogla u raportuan dhe nuk kishte viktima, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Siç bëhet e ditur më tej, ndërtesat në pjesë të mëdha të Tajvanit verior, lindor dhe perëndimor, duke përfshirë kryeqytetin, Taipei, janë lëkundur gjatë gjithë natës, me tërmetin më të fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë.
Të gjithë ishin shumë të cekët.
pic.twitter.com/r8mMJtueXb #BREAKING Taiwan hit by numerous quakes, strongest reaching 6.3 magnitude
Too many tremors and jolts on a single day in #Taipei #WWERaw #Taiwan #Earthquake #Taiwanese #TaiwanEarthquake #earthquake— Sunder Singh Bisht (@SunderSingh0912) April 23, 2024
Administrata Qendrore e Motit të Tajvanit tha se valët e tërmeteve që nisën pasditen e së hënës, ishin pasgoditje nga tërmeti i madh i 3 prillit.
Ndërkohë Departamenti i zjarrfikësve në Hualien bëri të ditur se dy ndërtesa, tashmë të pabanuara pasi u dëmtuan më 3 prill, pësuan dëmtime të mëtejshme dhe ishin “anuar”.
Prodhuesi më i madh në botë i çipave, Taiwan Semiconductor Manufacturing Co (TSMC), fabrikat e të cilit janë në bregun perëndimor të ishullit, tha se disa staf në një numër të vogël fabrikash u evakuuan, por objektet dhe sistemet e sigurisë po funksiononin normalisht dhe i gjithë personeli ishte i sigurt.
? BREAKING: A 6.1 MAGNITUDE EARTHQUAKE HAS HIT TAIWAN'S CAPITAL TAIPEI. ? ‼️ pic.twitter.com/YadLWcrtDG
— DramaAlert (@DramaAlert) April 22, 2024
Në qarkun malor Hualien, u raportuan disa mbyllje rrugësh pas rënies së gurëve dhe qeveria pezulloi punën dhe shkollën për ditën.
Ndryshe, Tajvani shtrihet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike dhe është i prirur ndaj tërmeteve.
Më shumë se 100 njerëz u vranë në një tërmet në Tajvanin jugor në vitin 2016, ndërsa një tërmet me magnitudë 7.3 vrau më shumë se 2,000 njerëz në vitin 1999. /Telegrafi/