Site icon Telegrafi

Tajvanezja martohet me veten

Nuk bëhet fjalë për dhëndrin e arratisur nga altari. Zonja Chen Wei-yih në shenjë pakënaqësie me meshkujt të cilët i kishte njohur deri më tash dhe si pasojë e presionit shoqërorë se duhet të martohet pasi kishte kaluar të 30-tat, organizoi dasmë pa bashkëshort.

Banorja e Taipeit në Tajvan bile edhe rezervoi muajin e mjaltit në Australi. Nëna në fillim insistonte që ta sillte edhe dhëndrin, por më vonë e përkrahu të bijën në planin e saj për tu martuar “me veten”.

Edhe pse bleu dhe siguroi të gjitha që i duheshin për martesë, përveç bashkëshortit, zonja Wei-yih nuk mund të martohet zyrtarisht dhe nëse ndonjëherë gjen ndokënd, duhet edhe një herë ta përsërisë tërë ceremoninë.

Trendi i martesave të shtyra në moshë është gjithnjë e më shumë në rritje në Tajvan i cili shkon paralel me rritjen e statusit ekonomik të femrave. Më pak se 50 për qind e femrave të anketuara në Tajvan u përgjigjën se mendojnë që njerëzit e martuar jetojnë më mirë se ata që jetojnë vetëm. /Telegrafi/

Exit mobile version