Site icon Telegrafi

Tajlandezja thotë se ka lindur… vezë!

Banorët e qarkut Nog Hin, në verilindje të Tajlandës, bëjnë pelegrinazh në një fshat të harruar për ta parë Chawee Chinchaiphum (40 vjeçare), e cila thotë se ka bërë vezë.

Tregtarët lokalë po shesin fotografinë e vezës së përfolur. Kërkesa për këtë fotografi është aq e madhe sa që shitësit nuk arrijnë t’i kënaqin kërkesat e blerësit.

Në dyert e familjes Chinchaiphum ka trokitur edhe policia, por nëna refuzoi t’i pranojë brenda.

Një gazetar tajlandez Khao Sod ka hulumtuar këtë rrëfim dhe ka folur me mjekët që e kanë kontrolluar. Mjekët vërtetuan se Chawee ka qenë për t’u kontrolluar, por mjekët e shëruan për dhimbjet në bark dhe thanë se ajo nuk ka qenë shtatzënë. /Telegrafi/

Exit mobile version