Site icon Telegrafi

Tajlanda legalizon marihuanën për përdorim mjekësor

Kuvendi në Tajlandë ka miratuar ligjin përmes të cilit ka legalizuar marihuanën për përdorim mjekësor.

Një nga ligjvënësit vendimin e ka quajtur ‘dhuratë e Vitit të Ri’ për popullin tajlandez.

Përdorimi rekreativ i marihuanës do të mbetet i paligjshëm.

Marihuana u përdor në Tajlandë si një ilaç tradicional, por u ndalua përdorimi i saj në vitin 1930.

Në Azinë Juglindore dënimet për posedim ose përdorim të drogës janë nga më të rëndat në botë, ndërsa Tajlanda është e para në rajon që legalizon marihuanën mjekësore.

Exit mobile version