Site icon Telegrafi

Tajlanda heq vizat për Shqipërinë

Tajlanda ka hequr vizat për qytetarët e Shqipërisë.

Lajmin e ka konfirmuar ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili thotë se tashmë qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete, transmeton Telegrafi.

“Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete, kjo falë bisedimeve të pandërprera dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me disa shtete, së fundmi edhe me Tajlandën. Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, ka pohuar ai në postimin në Facebook.

Ministri ka shtuar tutje se MEPJ do të vazhdojë punën për forcimin e pasaportës shqiptare kudo në botë./Telegrafi/

Exit mobile version