Site icon Telegrafi

Tajkuni shpenzoi 2 milionë euro për ta shëtitur botën

Veley, baba i tre fëmijëve mban rekordin për vizitat në shtetet e botës. Ai ka qenë në 814 ishuj, federata, republika, zona të ndryshme lufte dhe rajone me kryengritës në botë.

Edhe pse ka kaluar 2.477.284 kilometra, nuk e ka ndërmend të ndalet. “Dëshiroj të shkoj kudo”, tha ish piloti i cili u pasurua në vitet e 90-ta me filmat e shitur në internet. Tash ka faqen e internetit “Most Travelled People”. 10.000 anëtarët e kësaj faqe votojnë se cilin shtet duhet ta vizitojë ai.

Për të dëshmuar se ka qenë në një shtet të caktuar ai publikon fotografitë, një kopje të vulës në pasaportë dhe llogarinë e kartës së kreditit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version