Së paku 51 persona janë lënduar në Japoni nga tajfuni “Nora”, i cili ishte i shoqëruar nga shirat, të cilat shkaktuan përmbytje.
Pjesa perëndimore e Japonisë të hënën u godit nga erërat e forta të tajfunit, ku fillimisht ishte raportuar për dy persona të vdekur.
Shpejtësia e erës ka arritur deri në 108 kilometra në orë, duke ngritur dallgë të mëdha në det, ku më së shumti është rrezikuar ishulli në Honshu.