Randy Manaios po hynte në sallë me nusen e tij Jennifer, kur lokali në Marikina të Filipineve u godit nga tajfuni.
Atmosfera e këndshme është kthyer për një moment në frikë dhe të pranishmit nisën të bënin panik, kur u dëgjua një goditje e fortë dhe u ndal rryma, transmeton Telegrafi.
“Gjithçka po shkonte si duhet, derisa nuk u dëgjua krisma, që pasoi me terr të plotë. Kjo ndodhi kur po bëhesha gati të hidhja buqetën”, ka thënë nusja Jennifer.
Mësohet se dasmorët janë strehuar ku kanë pasur mundësi, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka pësuar ndonjë lëndim. /Telegrafi/