Të paktën 33 njerëz kanë vdekur dhe 16 të tjerë raportohen të zhdukur si rezultat i tajfunit Lekim, i cili përfshiu Kinën Lindore, në jug të Shangait.
Ekipet e shpëtimit evakuuan njerëzit e bllokuar në shtëpitë e tyre. Shumica e njerëzve humbën jetën në një fshat në provincën lindore të Zhejiang. Të paktën 23 njerëz vdiqën nga rrëshqitja e tokës, transmeton KosovaPress.
Shirat e mëdha shkaktuan rrëshqitje të dheut dhe më shumë se një milion njerëz u evakuuan.
Tajfuni Lekim, i cili goditi provincën lindore me shpejtësi deri në 187 kilometra në orë, shkaktoi ndërprerje të trafikut pasi mijëra fluturime dhe nisje të trenave u anuluan.
Si rezultat i tajfunit, 173.000 hektarë të lashta dhe 34.000 amvisëri në krahinë u shkatërruan, thanë autoritetet lokale.
Dëmi i tajfunit vlerësohet të jetë 2 miliard dollarë.
Lekim, tajfuni i nëntë në Kinë këtë vit, po lëviz drejt veriut dhe pritet të godasë bregun në Shandong.