Site icon Telegrafi

Tajfunet janë kërcënimi më i ri i prodhuesve japonez të veturave

Një tajfun i fuqishëm ka detyruar Toyota-n dhe Nissan-in që t’i pezullojnë prodhime në fabrikat në Japoninë jugperëndimore gjatë kësaj jave.

Dy kompanitë do të shkurtojnë turnet, edhe pse akoma nuk ka detaje mbi numrin e veturave që do të humbasin nga prodhimi.

Kërcënimi ndaj fabrikave vije nga Tajfuni Hinnammor, raporton Drive, transmeton Telegrafi.

Tajfuni fillimisht goditi Okinawan, përpara se të vazhdonte në veri në drejtim të Koresë Jugore dhe në skajin jugor të Japonisë.

Qeliza e stuhisë cilësohet si një tajfun me shkallë të lartë të shkatërrimit i “Kategorisë së Pestë” me erëra të fuqishme të raportuara nga NASA, erëra këto të cilat arrijnë shpejtësi prej 220kMh.

Toyota do të pezullojë dy turne në tre fabrikat e saj në provincën Fukuoka, megjithëse ata presin se kjo do të jetë një ndërprerje e përkohshme.

Në rastin e Nissan, dhe filialeve të saj të Nissan Shatai në provincën e Fukuoka, pritet që të humbin dy turne. /Telegrafi/

Exit mobile version