Zv.kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë Antonio Tajani, ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri ku është pritur nga kryeministri Edi Rama, në kryeministri.
Tajani ka takuar dhe ministrin e Jashtëm shqiptar Igli Hasani.
Ky i fundit ka ndarë një foto në rrjetet sociale dhe pak detaje nga takimi.
“Diskutuam mënyrat për të forcuar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dypalësh përpara takimeve të tij në Shqipëri”, shkruan ministri.
Tajani zhvilloi një vizitë në portin e Shëngjinit për të kryer një inspektim të zonës ku do të ndërtohet qendra e identifikimit të emigrantëve, në bazë të marrëveshjes me Italinë.
Pjesë e axhendës së tij ishte takimi edhe me ushtarët dhe policët italianë të angazhuar prej disa vitesh në mision në vendin tonë në përbërje të Guardia di Finanza ne luftën ndaj trafiqeve illegale të drogës dhe njerëzve.